Qendra Alpe është një organizatë jo qeveritare në Shqipëri, e themeluar në vitin 2010 nga një grup intelektualësh të lindur dhe rritur në krahinat e Alpeve të Shqipërisë. Ky vendim erdhi pas disa ekspeditave eksploruese, studiuese dhe vlerësuese, në zonat e banuara përreth Alpeve. Mjedisi në Alpet Shqiptare, shtigjet këmbësore, malet dhe kullotat alpine, lumenjt, kanjonet, shpellat, guvat dhe çdo gjë tjetër atje ishte lënë në mëshirë të fatit. Kullat shekullore, krenaria e malësorëve po shkatërrohen një e nga një e bashkë me to edhe trashëgimia kulturore e tyre. Aty ku nuk është njeriu, mjedisi zhvillohet në deshirën e vet duke zënë rrugë e shtigje, kullotat dhe livadhet alpine. Aty ku është njeriu, mjedisi “zhvillohet” dhe “ruhet” nga ai, i cili, nuk ka as përkujdesjen më të vogël për ruajtjen dhe zhvillimin e tij. Në këo vite të tranzicionit, janë të shumta organizatat që kanë përfituar e përfitojnë donacione në emër të zhvillimit të Alpeve Shqiptare, por projektet e tyre janë të prirura për tu zbatuar në sallat e hoteleve të kryeqytetit, mbi 300 km larg Alpeve. Në të vërtetë ekzistojnë vetëm disa inciativa si në Theth, Valbonë, Kelmend, të shtyrë edhe nga GIZ, VIS apo ndonjë tjetër për zhvillimin e turizmit nëpërmjet kullave -bujtina.
Pas identifikimit të problemeve në Alpe, shteg për shteg, fshat për fshat, mal për mal, nëpër lumenj, liqene akullnajore e kullota alpine, shpella e monumente të tjera të natyrës etj etj, u krijua Qendra Alpe, për të vepruar me urgjencë, duke promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin mjedisor, ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë në mesin e të rinjve dhe komunitetit të zonave përreth Alpeve, për të mbrojtur, ruajtur dhe promovuar, trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Alpeve Shqiptare, nëpërmjet programeve të mjedisit, të edukimit dhe të ndërhyrjeve direkte në terren, në bashkpunim me të gjitha organizatat e institucionet e interesuara për këtë qëllim e sidomos me organet e qeverisjes lokale, si dhe nëpërmjet bashkëpunimi ndërkufitar rajonal të Alpeve Shqiptare.
Qëndra Alpeështë e bindur se zgjidhjetjanë më të efektshmedhe më të qëndrueshme, kur ato përfshijnëpjesëmarrjen e gjëre vendorenë planifikimin dhezbatimin e projekteve, duke rriturkapacitetin ekomunitetitpër të zbatuarprojekte të reja. Si rezultat iprojekteve tonareflektojnëvleratlokale, nevojat dherespekti përtrashëgiminënatyrore dhe kulturore, domosdoshmëri për thithjen e turistëve vendas e sidomos të huaj. Duke bërë këtë,Qëndra Alpe uofronkomuniteteve lokale për rreth Alpeve, sidomostë rinjve, mundësinë për zhvillimin ezgjidhjes së problemeve, vendim-marrjesdheaftësitë e udhëheqjes, të cilat u mundësojnë atyre të marrin pjesënë zhvillimete komunitetit,të ardhmensi qytetarëtë angazhuar dheaktiv, për krijimin emodelevedhe metodave tëedukimit mjedisor, administrimine burimeve natyrore, të trashëgimisëkulturore dhe asaj historike dhe ti kthejnë ato në favor të zhvillimit të turizmit.
Ndoc Mulaj