Eksplorimi i plotë i krahinës së Nikaj-Mërturit, evidentimi i monumenteve natyrore dhe fokusimi e perjetesimi në film e fotografi. Deri tani arkivi i Q. Alpe, ka mbi 20 mije fotografi e dhjetra ore video filmime. (Qendra Alpe – Komuna Lekbibaj – CCA)
“Studimi i Nikaj-Merturit”. Qendra Alpe në bashkpunim me Komunën Lekbibaj dhe Komunën e Torinos e cila ka derguar një grup ekspertësh në fushën e mjedisit dhe turizmit nga Italia Veriore, kanë përfunduar projektin për studimin dhe vlerësimin e mjedisit, turizmit dhe trashgimisë kulturore në funksion të zhvillimit të turizmit në Zonën e Nikaj-Mërturit. (Qendra Alpe – Komuna Lekbibaj – Komuna e Torinos – Bujtina Martin Prebibaj)
“O sot o kurrë për Nikaj-Mërturi” me rastin e bllokimit të Zonës së Nikaj-Mërturit nga bora e madhe e vitit 2012, kanë mbledhur dhe derguar nëpërmjet liqenit të Komanit, mbi 6 mijë ton ndihma ushqimore dhe mjeksore. (Qendra Alpe – Karitasi Shqiptar)
Eksplorimi i Shpellës së Rajës. Qendra Alpe në bashkpunim me Shoqatën “Boegan” me ndihmën e profesorit të gjeologjisë në Universitetin e Triestes, Prof. Franco Cucchi dhe Louis Torelli, President i Shoqates se speleologve më të vjeter të botës “BOEGAN”, kanë eksploruar Shpellën e Shkembit të Rajës, mbi 1 milion vjet e vjetër, dhe e një rendësie të veçantë studimore dhe turistike… Percaktuar nga Pr. Cucchi si: “NJE LABORATOR I MADH DHE SHUME I RALLE NATYROR” (Qendra Alpe – EUSEB – Universiteti i Triestes)
Eksplorimi i Shpelles së Fratit. Ekipi i speleologeve të Qendrës Alpe, në afërsi të fshatit Palç eksploron Shpellën e Fratit me gjatesi 100 m. Shpellë me shumë histori dhe legjenda rreth saj. (Qendra Alpe – Bujtina Afrim Gjergji)
“Femijët e Alpeve e duan Librin e duan jetën” Me rastin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresisë së Shqipërisë Qendra Alpe, ne bashkpunim me poetin dhe shkrimtarin nikajmerturas Fran Ukcama si dhe Qendrën Rinore “At Lorenc Mazreku në Pejë, kanë dhuruar mbi 300 libra nga krijimet e poetit, për nxënësit e shkollës Lekbibaj, biblotekën e saj, nxënësve dhe biblotekave të shkollave te tjera të kësaj krahine si dhe mbi 200 libra femijëve tëQendrës Rinore “At Lorenc Mazreku në Pejë.
Eksplorimi i Shpellës së“Alisë”. Qendra Alpe me grupin e saj të speleologeve kane zbuluar dhe eksploruar shpellën e Alisë 1680 m mbi nivelin e detit, mbi vendin e quajtur Qafa e Pipit. Ky projekt u mundesua me mbeshtetje të Komunës Lekbibaj. (Qendra Alpe – Boegan)
Eksplorimi i Shpellës“Muldea”. Qendra Alpe ne bashkpunim me Shoqatën “Boegan” kanë eksploruar shpellën “Muldea”,200 m mbi vendin e quajtur “Te kalldrëmat”, rrugës së Qafës së Kolçit për në Qeresh-Mulaj. (Qendra Alpe – Boegan)
Eksplorimi i Shpelles së Kakverrit. Qendra Alpe ne bashkpunim me Komunën Lekbibaj ka eksploruar shpellën e Kakverrit, e vetmja në llojin e saj në te gjithe Europën dhe me një rendësi shumë të madhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. (Qendra Alpe – Boegan – Komuna Lekbibaj)
Rritja e njohurive teknike të fermerëve në zonën e Lekbibajve në lidhje me prodhimin bujqësor dhe venien në sherbim të agro-turizmit të qendrueshëm. (Qendra Alpe – MADA)
“Nikaj-Merturi nderon e përkujton”. Në bashkpunim me Komunën Lekbibaj, me nje aktivitet festiv ne Qender te Komunes Lekbibaj, u finalizua ky projekt i cili pati si qellim, identifikimin e figurave me te rendesishme te historise se kesaj krahine, mbledhjen e materialeve ekzistuese per ta dhe nderimin e tyre me titullin “Nderi i Nikaj-Merturit” (Qendra Alpe – Komuna Lekbibaj – Shoqata Nikaj Mertur)
Eksplorimi i Shpellës së Boshit. Qendra Alpe ne bashkpunim me speleologet e “Boegan”, kanë bërë të mundur eksplorimin e 500 m të para të shpellës së Boshit, e cila ndodhet në Malin e Boshit, Curraj Epër. (Qendra Alpe – Boegan)
Identifikimi dhe përcaktimi i bujtinave të para në Nikaj- Mërturi. Percaktimi i shtigjeve turistike, studimi i tyre dhe i atraksioneve turistike, marrja me GPS, fotografi dhe markimi i tyre. (GIZ)
Ushqimi tradicional në Alpet Shqiptare. Mbledhja dhe perpunimi i recetave tradicionale te gatimit ne Alpet Shqiptare. ( Qendra Alpe – GIZ Albania – Gopa)
Rritja e njohurive teknike të fermerëve në zonën e Lekbibajve në lidhje me prodhimin bujqësor dhe venien në sherbim të agro-turizmit të qendrueshëm. Bashkfinancim Qendra Alpe&MADA.
“Nikaj-Merturi nderon e përkujton”. Në bashkpunim me Komunën Lekbibaj, me nje aktivitet festiv ne Qender te Komunes Lekbibaj, u finalizua ky projekt i cili pati si qellim, identifikimin e figurave me te rendesishme te historise se kesaj krahine, mbledhjen e materialeve ekzistuese per ta dhe nderimin e tyre me titullin “Nderi i Nikaj-Merturit” Qendra Alpe – Komuna Lekbibaj – Shaqata Nikaj-Mertur”
Eksplorimi i Shpellës së Boshit. Qendra Alpe ne bashkpunim me speleologet e “Boegan”, kanë bërë të mundur eksplorimin e 1500 m të para të shpellës së Boshit, e cila ndodhet në Malin e Boshit, Curraj Epër. Shpella është madhështore, ka në brendësi të saj liqen nëntoksorë në të cilët mendohet se mund të jetë edhe “peshku njeri”. Qendra Alpe – Shoqata Boegan
Eksplorimi i “Shpellës Kokonës” . Shpella e Kokones ndodhet ne Brise, ne drejtim te Sterziqes. (Qendra Alpe – Giz Albania)
Projekti: Eksplorimi i “Shpellës së Kolë Gegës me bashkpunimin e speleologeve të Shoqatës Boegan të Triestes
Shpallja e Krahinës së Nikaj-Merturit “Nderi i Kombit” (dokumentacioni, lobimi, prezantimi, organizmi i aktivitetit nga Ndoc Mulaj. (Qendra Alpe – Bashkia Tropojë)
Eksplorimi i Shpellës së Lek Dukagjnit, Guri i Lekës Shosh, Shkoder. (Qendra Alpe – Shoqata Boegan e Triestes – Blini Park)
Organizimi i manifestimeve me rastin e 100 vjetorit të Shkollës së Gjonpepajve, shkolla e parë shqipe në Malësinë e Gjakovës dhe hapja e sezonit turistik. (Qendra Alpe – Giz Albania – Bashkia Tropoje).
Organizimi i panairit të librit me autor nikajmerturas (Qendra Alpe)
Trajnimi i përfaqësuesve të bujtinave në Alpe për gatimet me mastershef Sokol Prenga (Qendra Alpe – GIZ Albania)
Identifikimi, vlersimi dhe studimi i 9 shtigjeve turistike të Alpeve Shqiptare “Rrethi geshtenjave Rec”; Razëm-Fushzezë-Boge”; “Lepushë-Nikç”; “Nikç-Theth”’ “Theth-Ujvara-Syri i kaltër”; “Theth-Valbonë”; Shpella e Bajram Currit-Liqeni i Gjemës-Kukaj”; ”Qafa e Kolçit-Kuç-Curraj Epër”; “Curraj Epër-Vranë-Lekbibaj” (Qendra Alpe – PPNEA – GIZ Albania)
Organizimi i përvitshëm i Festës në Nikaj-Mërturi për hapjen e sezonit turistik (Qendra Alpe – Bashkia Tropojë – GIZ Albania – Qarku i Kukësit)
rganizimi i panairit me produkte nga prodhues të Alpeve Shqiptare në Theth “ZA FEST 2018” (Qendra Alpe-GIZ Albania-VIS Albania)
O
Studimi, percaktimi, markimi dhe rikuperimi i 100 km shtigje turistike ne Bashkinë e Pukës. (Qendra Alpe – Yunus Socialbusiness)
Identifikimi, studimi dhe markimi i shtegut Blini-Guri i Lekës – Pikpjekja e Stupes me Lumin e Shalës (Qendra Alpe – Organikshop dhe Blini Park)
Studimi: Turizëm të Qendrueshëm apo Agroturizëm në Alpet Shqiptare. (Qendra Alpe – Instituti i Kerkimeve Rurale)
Projekti “Burrat dhe integrimi i tyre ne vendlindje. (Qendra Alpe – Mary Ward Loreto Albania)
Trajnimi i sipermarresve te rinj “HAPIDE”. (Qendra Alpe – Yunus Socialbusiness)
Eksplorimi dhe percaktimi i atraksioneve turistike, të Kunorës së Geghysenit, Qafë Kolçit-Meqinë. (Qendra Alpe-QEK)
Eksplorimi dhe percaktimi i atraksioneve turistike në destinacionin Vranë – Theth 25 km. Qendra Alpe – My Albania.
Eksplorimi dhe percaktimi i shtegut, pikave per markim dhe vendeve per nderhyrje per permiresim shtegu Blini i Gurit të Lekës – Komlem – Bregu i Liqenit.