Qendra Alpe

objektiva dhe misioni

Qendra ALPE ka për objekt, identifikimin, studimin dhe promovimin e mjedisit,  kryesisht të Alpeve Shqiptare, me qëllim të ruajtjes së vlerave natyrore të tyre, duke vepruar  në fushën e mbrojtjes së mjedisit, administrimit të tij dhe aplikimit të teknologjisë bashkëkohore mjedisore, përfshi trajnime dhe asistencë teknike për të rritur mbrojtjen dhe përmirësuar mjedisin në Alpet e Shqipërisë e më gjerë në favor të zhvillimit të turizmit, nëpërmjet:

  • ngritjes së vetëdijes dhe pjesmarrjes së publikut në qeshtjet mjedisore e turistike, zhvillimit të qëndrueshëm me bazë ruajtjen e mjedisit, diversitetit natyrorë dhe vlerave kulturore e shpirtërore.
  • identifikimit, përgatitjes, zhvillimit dhe zbatimit të projekteve ose programeve në fushën e mjedisit e turizmit, duke punuar në partneritet për zbatimin e këtyre projekteve ose programeve;
  • shpërndarjes, zhvillimit dhe zbatimit të metodave të duhura administrative dhe teknologjike për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, kryesisht në favor te zhvillimit te turizmit;
  • organizimit të trajnimeve për autoritetet lokale, për nzënësit e shkollave e në përgjithësi për banorët zonave të thella që jetojnë kryesisht në Alpe duke zhvilluar projekte dhe programe që synojnë promovimin e ndërgjegjësimit dhe edukimit mjedisor e turistik të publikut;
  • bashkëpunimit me organizata mjedisore e turistike qeveritare dhe joqeveritare, institucione shkencore dhe kompani industriale qofshin shtetërore, private, lokale ose ndërkombëtare per ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve të trashgimisë kulturore, shpirtërore dhe  natyrore;
  • studimit të thellë të Alpeve Shqiptare e mjedisit përreth, mbledhjes se fakteve dhe fenomeneve që lidhen me to, prodhimi i botimeve të ilustruara që përfaqësojnë, përshkrimin sa më të plotë të këtyre maleve për qëllime turizmi, argëtimi, studimi etj.
  • përfaqësimit të interesave dhe shqetësimeve të komunitetit, turistëve, alpinisteve, spelologeve, historianëve, gjeografëve etj, që veprojnë në Alpe.

Në mënyrë që të arrihen këto objektiva, Qendra Alpe do të angazhojë ekspertë të lartë vendas dhe të huaj dhe për të siguruar mbështetjen e organizatave analoge jashtë vendit e sidomos bashkpunimin në projekte konkrete me Organizata si motra qe kanë të njëjtin qëllim në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni etj, pra shtetet kufitare me Shqiperinë. 
Ajo do të kontribuojë edhe me trajnimin e specialiseteve të rinj të fushës se mjedisit, turizmit, dhe trashgimisë kulturore nëpërmjet formave të tjera të bashkëpunimit me universitetet vendase dhe të huaja, institucione, fondacione dhe organizata.  

VLERAT

Qendra  Alpe do të përmbushë   vizionin dhe misionin e saj duke u mbeshtetur tek vlerat e mëposhtme:

Pjesëmarrja , si kontribut efektiv për të siguruar zgjidhjen e çeshtjeve mjedisore dhe të trashgimisë kulturore në Alpe dhe  për të promovuar dhe adresuar nevojat e qytetarëve shqiptare dhe të huaj  drejt turizmit malor. 

Njohuritë,  si proçes i pashmangshëm zhvillimi, përmirësimi dhe shkëmbimi të njohurive në fushën e gjerë mjedisore.

Partneriteti, si një element kryesor dhe tepër i rëndësishëm  konstruktiviteti dhe bashkëpunimi me të gjitha palët e interesuara dhe të perfshira, me qellim  përmirësimin e praktikave të mjedisit në Alpe.

Risi , është këmbëngulja për të përhapur frymën e kreativitetit dhe rritjen e ndjenjës së përgjegjësisë dhe të përsosmërisë,  nëpërmjet hartimit, miratimit dhe zbatimit të projekteve konstruktive mjedisore, kryesisht në  Alpet e Shqiperisë.